Publikohet momenti kur edhe Olta futet në tualet me Luizin, por nuk u dënua nga produksioni (Video)

Vëmendje të madhe mori strategjia e Luizit për ti futur Armaldon dhe Kristin në tualet bashkë me të në mënyrë që të dënohen dhe të shkojnë që të tre në nominim. Ai po cilësohet si një stratet i madh ku shumë persona publik dhe fansa po e mbështetin për lojën e fortë që po bën brenda asaj shtëpie.

Këtë e ka bërë me Kristin dhe Armaldon pasi edhe i ka konsideruar më të afër por edhe të bëj një nominim më të fortë që sipas tij ta shoh veten se ku është dhe sa i fortë është, këtë ia ka thënë Oltes dhe disa banorëvë të tjerë të cilet e pyesnin pse ia bëri pikërisht personave më të afërt që i konsideronte shokë, shkruan InfoKosova.

Por, në rrjet është bërë virale një video ku shihet se edhe Olta ka hyrë bashkë me Luizin në tualet derisa ishin duke luajtur lojen siameze por kjy moment nuk u transmetua në Prime e Olta nuk mori dënim nga produksioni sic moren Kristi dhe Armaldo, kjo i ka revoltuar fansat e Luizit pasi disa herë në shumë momente sipas tyre produksioni ia mban anën Oltes duke bere loje te njeanshme.

Kjo ndodhi edhe me situaten e së martes ku Olta dhe Qetsori folen për nominime ku mbanin në duar një fotografi të të gjithë banorëve të shtëpise dhe flisnin me kode ku personat që thonin se nuk kanë dal bukur duket të eliminonin ndërsa personat që thonin se kanë dalur bukur në foto i duan në shtëpi, por kjo as nuk u përmend fare në Prime-n e së martes për cka publiku është i mllefosur.