Serbia drejt Adriatikut, masakra në Prizren dhe nxitja nga Rusia
Fati i konsullit Prochaska ishte i ndërthurur me çështjen më të madhe të përparimit serb në detin Adriatik përmes Shqipërisë së Veriut dhe kundërshtimin e fortë austro-hungarez ndaj çdo pranie serbe në Adriatik.
Sipas gazetës “Illustrierte Kronen Zeitung”, arroganca serbe inkurajohej nga qëndrimi i Rusisë, e cila në njërën anë shpërfaqte dashurinë për paqe, ndërsa nga ana tjetër diplomatët e saj nxisnin luftë kundër Austro-Hungarisë.
Në këtë pikë, luftënxitësi më i keq duket se ishte z. Hartwig, ambasadori rus në Beograd, i cili serbëve u premtonte mbështetjen e carit, “edhe pse ai duhet ta dijë më së miri se kolosi rus është i kalbur, dhe i kalburi thyhet që në një përplasje me një fuqi të madhe”.
Kjo situatë bëri që ushtria ruse të mobilizohej në rrethin ushtarak të Kievit dhe në një pjesë të rrethit të Varshavës në kufi me Austro-Hungarinë në mbështetje të Serbisë dhe masave përkatëse ushtarake austro-hungareze përtej kufirit në Galicia, gjatë nëntorit 1912