Shifrat e astronomike/ Sa kushton një reklamë në Big Brother VIP
SHIFRAT ASTRONOMIKE PËR REKLAMIM: “Big Brother VIP” është një nga realityshow-t më të ndjekur aktualisht. Por një detaj që bie në sy, janë spotet publicitare, apo reklamat e kompanive të ndryshme, që janë të afishuara edhe brenda shtëpisë së “Big Brother”.
Sipas të dhënave të siguruara pranë marketingut të këtij produksioni, transmetimi i spoteve publicitare për 240 sekonda në total, kushton 12 mijë euro pa TVSH.
Pra, në rast se një reklamë është 40 sekonda, 6 spote për t’u transemtuar në “Prime” shkojnë 2 mijë euro pa TVSH një transmetim.
Një tjetër ofertë e marketingut të produksionit të “Big Brother VIP” është dhënia e dhuratave për banorët, që përfshin edhe reklamim të emrit të kompanisë. Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, dhënia e dhuratave gjatë ditëve kap vlerën prej 5 mijë eurosh pa TVSH. Pra kompania duhet t’u japë dhuratat banorëve dhe t’i paguajë produksionit 5 mijë euro pa TVSH.
Ndërsa dhënia e dhuratave në “Prime time” (te transmetimi direkt i spektaklit) është 10 mijë euro pa TVSH.
Në rast se do të llogaritet 30 minuta deri në 1 orë reklama, janë disa qindra mijëra deri në miliona euro të ardhura gjatë publicitetit që transmetohet në “Big Brother” brenda disa puntatave javore./Burimi: CNA.al/