Si i dështoj plani produksionit për ta larguar Kiaran ?
“Big Brother Vip Albania 2”, po vazhdon transmetimin e tij drejtpërdrejt ne primen e radhës. Brenda këtyre hapsirave te shtepise shumë dimanika janë ato të cilat po e përcjellin këtë format.
Të shtunën që lamë pas, sërish publiku i “Big Brother VIP Albania”, u “trondit” pasi Oltës iu dha mundësia për të dërguar tre banorë në nominim.
Luizi, Kiara dhe Bledi ishin përzgjedhja e saj, pas një fjalimi të gjatë. Por sonte Bledi deklaroi se del vullnetarisht të dal nga shtëpia dhe jo Kiara, që mos të ndahen çifti.
“Unë këtë dhuratë ia bëj Kiarës, pasi nese del Kiara Luizi degradon”, u shpreh Bledi. Megjithatë Bledi u largua nga shtëpia edhe pse Arbana në krye me produksionin ishin ata që i bënin presion të mos e marr ketë vendim, e aq më tepër gjatë spektaklit, ku sipas drejtueses së këtij spektakli ishte dashur ta lajmronte në fillim Vëllain e Madh për këtë vendim.
Shumë fansa kanë shpërthyer nëpër rrjete sociale, ku “presionin” e berë ndaj Bledit, ata e kanë cilësuar si një ‘deshtim’ i produksionit, ku gjithmonë sipas tyre ata kanë dashur ta largojnë Kiaren. Megjithatë ditën e sontme, ka qarkulluar edhe një lajm ku duket se regjisori i BBVA, Eduart Grishaj dhe pronarja e Top Channel kanë pasur një konflikt mbi këtë nominim./TeleshkronjaPost/