Vrasja në TopChannel: Të shtënat u dëgjuan në shtëpinë e BigBrother Albania, reagimi i banorëve: Ç’është kjo?
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur ndaj objektit të televizionit Top Channel në orët e para të së hënës në Shqipëri.
Roja i sigurisë, 60 vjeç humbi jetën, pasi u qëllua me armë rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta dhe nga persona të paidentifikuar deri më tani.
Të shtënat me armë zjarri u dëgjuan edhe në shtëpinë e Big Brother Vip Albania e cila nuk gjendet larg vendit ku u qëllua roja.
Të shtënat i kanë dëgjuar edhe banorët, Nita, Kristi dhe Qetësori.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.