Zbulohet vendimi që la në burg Jeton Lamin: Vis Martinaj më shkroi nga King Simba

Gjykata e lartë ka zbardhur vendimin që la në burg Jeton Lamin, personin e fundit që ka shoqëruar Ervis Martinajn para se të zhdukej.

Në rekursin e paraqitur nga Lami, pretendohej se masa e sigurisë arrest me burg i rrezikonte jetën për shkak të profesionit të tij dhe kërkonte një masë më të butë sigurie duke argumentuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për caktimin e një mase shtrënguese si ajo e “Arrestit ne burg”.

Megjithatë gjykata e lartë rrëzoi me 7 shkurt rekursin e paraqitur nga ndihmës/specialisti në sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale për Hetimin dhe Kërkimin, transmeton Teleshkronja Post.

Në dosjen hetimore rezulton se është pyetur edhe një 22-vjeçare që ka qenë një nga kontaktet e fundit të Martinaj para zhdukjes.

Lexo edhe: VIDEO: Luizi mik me “mbretin e lojrave të fatit” Ervis Martinaj ?

Sipas deklarimeve, para zhdukjes Ervis Martinaj përdorte për të komunikuar aplikacionin Telegram, por ishte përdorues edhe i profilit ‘King Simba’ në rrjetin social Instagram, me foto profili luanin e tij.

Më 5 gusht të vitit të kaluar, Jeton Lami drejtonte një automjet Audi-A8 me targa të huaja dhe ka shoqëruar të shumëkërkuarin nga Tirana në drejtim të një hoteli në Durrës. Që prej 9 gushtit të vitit 2022 Martinaj rezulton i zhdukur./TeleshkronjaPost/

- Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/zbulohet-vendimi-qe-la-ne-burg-jeton-lamin-vis-martinaj-me-shkroi-nga-king-simba/