Momenti prekës kur banorët e Big Brother Albania kuptojnë për termetin në Turqi (VIDEO)

Nata e sotme ka nisur jo si zakonisht në Big Brother.Banorëve i është bërë me dije tragjedia që ka prekur Turqinë dhe Sirinë , ku kanë humbur jetën me mijëra njerëz.

Emocionet dhe lotët kanë kapluar të gjithë banorët pas pamjeve që ata panë.

Bledi: Ne kemi hyrë në Big Brother kur ajo ngjarje ndodhi. Numri sot qenka shumëfishuar.

Nga ne do te vijnë lajme solidariteti. Ne nuk harrojmë ça ndodhi në Tupanë. Ne lutemi për Turqinë dhe Sirin.

Arbër Hajdari, drejtuesi i fondacionit “Fundjava ndryshe” u bënë thirrje shqipëtarëve të kontribuojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

Arbër: Sfida jonë sot është që jo vetem të tregojmë solidaritetin, por dhe mirënjohjen e populit shqiptar. Jo me larg se 4 vite dhe ne na ndodhi e njejta gjë. Turqia ishte ajo që na ndihmoi pa hezitim. Ne kemi derguar ndihmat e para sot.

Duam mos të jene as kamionet e para as të fundit.

Duam të dërgojme ndihma dinjitoze. I ftojmë të gjithë njerëzit të bashkohen./TeleshkronjaPost/