“Burg Brother VIP”: Dënimi për Luizin, Oltën, Maestron dhe Kristin

Luizi, Olta, Kristi dhe Maestro janë dënuar nga Vëllai i madh pasi të katërt kanë diskutuar nominimet. Për ta kishte ardhur një zarf i zi, të cilin Arbana e lexoi sonte.

Dënimi për katër banorët është të qëndrojnë në një burg brenda shtëpisë së BB, ose siç e quajti Arbana “Burg Brother VIP”.

Luizi, Olta, Kristi e Maestro do të qëndrojnë aty deri të martën, të izoluar nga banorët e tjerë tërësisht, derisa ata kishin vetëm 3-4 minuta për të marrë gjërat që ju duheshin për qëndrim deri të martën./TeleshkronjaPost/

, Teleshkronja Post
, Teleshkronja Post