Kjo është pasuria ‘marramendëse’ e Luiz Ejllit?

Luiz Ejlli banori i Big Brother Vip Albania 2 ka krijuar famë të jashtëzakonshme jashtë asaj shtëpie për cka deri diku mund të di por jo të gjithën për shkak se janë të kufizuar brenda asaj shtëpie pa informacione nga jashtë.

Qysh në fillim të edicionit ai ka filluar që të paraqitet si një njeri i thjeshtë duke mos përmendur shkollimin e arritjet derisa është dashur që të tregoj për jetën e tij në një lojë që iu dha Vëllau i Madh.

Ai i habiti të gjithë banorët kur u tregoi se është jurist se kishte punuar si noter dhe kishte zyrën e tij ku punuoi për disa vite madje ai ishte edhe diplomat në Francë, ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision si këngëtar.

Kjo ka bërë që nga publiku të admirohet kaq shumë si një njeri me shumë arritje në jetë por që pëlqen të tregohet shumë i thjeshtë, madje në një bisede me Oltën ka thënë se nëse e fiton cmimin do blej një shtëpi se është me qera.

Por, një video që qarkullon në rrjetin social Tik Tok, thuhet që Luizi ka mjaft pasuri ku zotëron tre shtëpi, një në vendlindjen e tij në Shkodër, një në Francë ku ka jetuar për disa vite dhe një shtëpi në Tiranë atu ka ku jetuar kohëve të fundit.

Ndërsa sipas kësaj videoja ai ka edhe dy vetura të shtrenjta. A mund të jetë edhe kjo një menyrë e Luizit që të mos tregoj sa është i pasur por të paraqitet sa më i thjeshtë që është e mundur duke mos i interesuar cfarë mendojnë të tjerët për të në këtë aspekt?./TeleshkronjaPost/

Tea pas daljes tregon kush do ta fitojë dhe kush shkon në finale e BIG BROTHER ALBANIA

, Teleshkronja Post