Ngjarja me Luizin, Valbona Mema qan: Jam nënë unë mos ma bëj mua atë gjë (VIDEO)

Ka vazhduar edhe më vrullshëm përballja e Luizit me Valbonën lidhur me votën që ajo i dha Oltës për t’u zgjedhur lidere. Luizit nuk po i del e keqja dhe do të dijë arsyen pse ajo tha këtë emër ndërkohë që e dinte që lideri do të kishte avantazh në lojë.

Valbona nuk i ka dhënë një përgjigje bindëse dhe Luizi ka vazhduar më tej duke thënë se ka diçka që nuk po e kupton. E gjithë kjo e ka lënduar shumë Valbonën dhe gjithë kjo kërkesë llogarie sipas saj është një dhunë e tmerrshme psikologjike.

- Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/ngjarja-me-luizin-valbona-mema-qan-jam-nene-une-mos-ma-bej-mua-ate-gje/

Vetë Valbona iu ka thënë banorëve duke qartë: “Kjo është shumë e rëndë. Është një dh unë e tmer rshme mbi një grua, mbi një nënë. Mu sollën para syve shumë femra.”

Nga ana tjetër Olta duket se ka përfituar nga situata për ta bindur Valbonën se ky është Luizi i vërtetë dhe se ai nuk e do, por çdo gjë në shtëpi e bën për lojë.

Edhe pse dukej si një shoqëri e vërtetë përtej kuadrit të lojës, tashmë marrëdhënia mes Luizit dhe Maestros është prishur.

Sipas këngëtarit, të gjitha shakatë i ka bërë vetëm për lojë, por siç duket Armaldo nuk i ka marrë për të tilla.

- Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/ngjarja-me-luizin-valbona-mema-qan-jam-nene-une-mos-ma-bej-mua-ate-gje/

Së fundmi në një bisedë që Luizi ishte duke zhvilluar në dhomën e ndenjes me Nitën ai ka treguar se kjo marrdhënie është prishur dhe tani nuk rregullohet më.

“Unë ia kam thënë gjithçka e kam për lojë, sepse atë nuk e kam parë kurrë si lojtar as si banorë por e kam parë si shok.

E kam dash fort dhe i kam thënë që për shpirt të babës as këtu as jashtë ti me mua s’ke më punë. Sa të bie rrezja e diellit në këtë tokë me mua vizë, dhe kur e kuptoj që unë e kisha seriozisht e mendoj./TeleshkronjaPost/