U pajtua me Luizin, por Kiara këndon këngët e Butrintit në shtëpinë e BB
Luizi dhe Kiara janë pajtuar pas tre ditësh krisje në marrëdhënien e tyre, Mbrëmë ata kanë biseduar sërish e në një moment moderatorja i tha ‘të dua’ Luizit.
Gjithashtu pati edhe përqafime dhe puthje mes çiftit. Teksa po qëndronin vetëm në oborr duke shijuar muzikën, që të dy patën një moment emocionesh.
Nga ana tjetër, Kiara duket se pëlqen ende këngët e ish-partnerit të saj, Butrint Imeri, pasi i këndon herë pas here brenda në BB VIP.
Pasi u pajtua me Luizin, Tito ka nisur duke fshirë dhomën e gjumit dhe është dëgjuar duke kënduar një këngë të Butrinit./TeleshkronjaPost/