E PAPRITURl: Luizi dhe Gerti zbulojnë se i lidh një person shumë i rëndësishëm
Mes dy banorëve të rinj që u bënë pjesë e “Big Brother VIP” të martën ishte edhe Gerti Koxha, dentist dhe model. Në klipin e tij prezantues Gerti tha ndër të tjera se nuk do donte të flinte pranë Luizit, edhe pse të gjithë prisnin që ai të ishte “aleat natyral” me këngëtarin, duke qenë se janë të dy nga Shkodra.
Por, edhe diçka tjetër i bashkon ata dhe e kanë zbuluar sot në një bisedë shumë spontane. Duke folur për familjen, këngëtari kuptoi se mamaja e Gertit kishte qenë mësuesesja e tij e parë kujdestare dhe se ruante shumë respekt e dashuri për të.
Biseda mes tyre:
Gerti: Ka qenë te shkolla e muzikës. Donika, ka lëvizur, e kan dërgu..
Luizi: Ca vitesh ka qënë ajo?
Gerti: Deri në fund të 90-ës, ka dhënë gjuhë letërsi.
Luizi: Kur kam fillu klasën e parë unë, deri në fund të 90-ës, në 91 kam hy në klasë të parë. E kam pasur zysh fillore, Donika.
Gerti: Ka mundësi se ka dhënë edhe fillore.
Luizi: I ka pas vdekur burri apo djali.
Gerti: Ka pas një sëmundje të keqe, i ka vdek djali, e pastaj u martu me babin.
Luizi: Djali i Donikës je ti? Nuk ka pas gru më të bukur, më të mirë. E kam pas zysh kujdestare, deri në klasë të tretë, pastaj iku, na mori Valeria. A e di sa kam pa e pa? Kur të errësohet, do të marr te kamera ti them nënës ky është djali i Donikës.”