Dyshime për një shpërthim në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”
Në Aeroportin e Prishtinës ka dyshime për një shpërthim sipas lajmeve të fundit nga Policia e Kosovës, transmeton TeleshkronjaPost.
Lajmin për Gazetën Express e ka pranuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, ka thënë Ahmeti.
Njoftime të reja priten pas marrjes së detajeve të mëtejshme nga vendi i ngjarjes. /TeleshkronjaPost.com/