Ilir Shaqiri nxjerr videon dhe ironizon me Luizin: “Cili nga të dy je ti? Pordhmeni “
Luiz ka shprehur më parë se nuk i ka pëlqyer loja e Ilir Shaqirit në Big Brother VIP 1 dhe sipas tij balerini do ishte në hije nëse Donald Veshaj nuk do merrej me të.
Megjithatë, kur Iliri hyri surprizë në shtëpinë e famshme dy muaj më parë, Luizi e përqafoi dhe madje tha se nëse Iliri do hynte si banor i ri, “do shihnim spektakël”.
Megjithatë së fundmi gjatë një bisede me banorët, ai ka thënë të kundërtën. Teksa po aludonin për BBVA3, Luizi shprehet: “Të bëhet Big Brother 3, të futen 2 banorë por do jenë 1. Do futem unë me Oltën”.
“Ose ti me Ilirin?”, supozon Gerti me të cilin Luizi nuk është dakord. “Ç’punë kam me Ilirin?! Iliri mbetën nuk ecën. Nuk është për lojë.”
Iliri para disa ditësh tha: “Ka qetësinë time dhe batutat e Donaldit, por…”
Iliri ka reaguar duke i shpërndarë këto dy video bashkë në Instagram e duke shkruar me ironi: “Kush nga këta të dy je, o Luiz? #Pordhmeni”. /TeleshkronjaPost/