Befason eurodeputeti Spanjës thirrje që Kosova të njihet nga 5 shtetet e BE-së: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme
Eurodeputeti katalunas, Jordi Sole, i ka bërë thirrje qeverisë së Spanjës, si dhe 4 shteteve tjera mosnjohëse të BE-së, që Kosova të njihet shtet, duke thënë se mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës së krijimit të precedentëve në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet.
“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ligjore dhe demokratike. Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës së krijimit të precedentëve në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet. Pengimi i perspektivës evropiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson neve si Bashkim Evropian”, ka shkruar Sole në një postim në Twitter, transmeton.
Sole i bëri këto komente gjatë fjalës së tij dje në Parlamentin Evropian, ku u diskutua për raportin për Kosovës, ndërsa sot pritet të bëhet votimi i këtij raporti.
Pesë shtete të BE-së po rezistojnë të njohin Kosovën si një shtet të pavarur, një shtet që shumë shpejt do të kërkojë formalisht anëtarësimin në BE.