Nëna e Luizit thyen heshtjen, flet për BBVAL: ‘Sa më pak njerëz negativë’
Big Brother Albania 2: Ai është njeriu më i përfolur i momentit, fenomeni i këtij viti, njeriu që po thyen çdo rekord shikueshmërie.
Po, po flasim për Luizin.
Kuriozitet të madh ka edhe për familjen e tij, e cila ka qëndruar larg mediave dhe vëmendjes, nisur edhe nga fakti që jetojnë në SHBA. Gjithsesi, përmes një telefonate nëna e Luizit ka thyer heshtjen.
Në emisionin “Ditë pas Dite” në RTSH ajo ka komunikuar me moderatoren Fjodora Fjora duke i treguar se po e ndjek Luizin dhe se është e lumtur për këtë rrugëtim të tij.
Por, po ashtu tha se uron të ketë sa më pak njerëz negativë aty brenda. Besojmë se e dimë kujt i referohet.
“Jam e lumtur që Luizi është mirë. Aty është një lojë e madhe nervash për të gjithë. Uroj të ketë sa më pak njerëz negativë dhe ta shijojnë. Do kisha dashur të isha aty por gjendja shëndetësore nuk ma lejon”, është shprehur ajo.