Droni i Kejvinës për Luizin, reagon motra e modeles
‘Të dua shumë, dhe ti e di’. Ky ishte mbishkrimi i dronit i cili habiti banorët e BBV sot.
Ky mesazh ishte për Luiz Ejllin pasi në foto shfaqej ai së bashku me Kejvina Kthellën. Modelja duket se ka dashur që t’i dërgojë një mesazh këngëtarit, pavarësisht se u eliminua nga shpulla që i dha atij.
Teksa të gjithë po dyshonin nëse vërtetë e ka nisur apo jo Kejvina, ka ardhur një reagim nga motra e saj, Dorisa Kthella. Kjo e fundit ka bërë një postim në “Instastory” ku shkruan krahas imazhit të dronit: “Fluturimi i parë arriti me sukses”.
Ndërkohë më herët në një bisedë me Luizin, Olta Gixhari u përpoq “t’i hapte sytë”, duke i thënë të mos bëhej naiv.
“Nuk ta ka dërguar Kejvina atë, harroje. Ti atë e nxore nga shtëpia, të të sjellë ajo dron. Mos u bëj naiv, Luiz. Nuk është i Kejvinës ai dron, nuk ma merr mendja. Ti e nxore jashtë,”-i tha Olta.
Foto e saj ne Instastory: