Drejtuese e Big Brother Albania? Përgjigjet Grida Duma
Grida Duma ndërsa ka qenë e ftuar në “Më lër të flas”, ka dhënë përgjigje edhe disa prej pyetjeve pikante të bërë nga Donald dhe Romeo Veshaj.
Një nga gazetaret më të preferuara në publikun shqiptarë, Grida Duma, është përgjigjur në lidhje me Big Brother Albania po ashtu, njofton TeleshkronjaPost.
Pjesë nga intervista:
Romeo Veshaj: Pyetja fiks është, a ke menduar ndonjëherë të marrësh Bigun?
Grida Duma: Jo, s’është fusha ime
Romeo Veshaj: Mendoj se nëse ju do të drejtonit Bigun, aty do të rrinin “sus” të gjithë.
Donald Veshaj: Përveç se sus Romeo, sa bukur do të ishte një Big me politikanë dhe ta prezantonte Grida?
Grida Duma: Mirë, kjo është tjetër gjë, por Bana është “too Big, për t’i marrë një Big”.
Grida Duma është një ish-politikane, pedagoge dhe gazetare shqiptare. Gjithashtu edhe ish-anëtare e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka shërbyer si zëvendësministre e Integrimit Evropian në kabinetin Berisha në vitet 2011-2013. /TeleshkronjaPost.com/