EMOCIONALE: Olta Gixhari tronditet nga letra e burrit, ja çka i shkroi (VIDEO)
Aktorja dhe opinionistja e “Big Brother VIP Kosova”, Olta Gixhari, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “SOL” me Adelina Hasanin, ku përjetoi një surprizë të papritur dhe emocionuese nga bashkëshorti i saj, Dori.
Në një moment të veçantë të intervistës, Olta dëgjoi disa fjalë dashurie në një letër të dërguar nga Dori.
Ndërsa moderatorja Adelina Hasani filloi t’i lexonte letrën, Olta fillimisht nuk besoi se fjalët e ëmbla dhe plot dashuri ishin të burrit të saj.
Ajo reagoi me dyshime duke u shprehur: “S’ka mundësi! Ky s’është Dori!” dhe vazhdimisht insistonte që këto nuk ishin fjalët e tij tipike.
Përkundër bindjes së saj, Adelina konfirmoi që letra ishte autentike, madje i tregoi Oltës dhe mesazhin që Dori kishte dërguar me një fjalë përkëdhelëse për të.
Në fund, Olta e pranoi që ndoshta për shkak të angazhimeve të saj të shumta, ajo kishte humbur kontaktin emocional me fjalët e bukura që burri i saj i shpreh.