I arrestuar Valdrin Sahiti në Turqi me drogë ? Reagon avokati i Valdrin Sahitit
Valdrin Sahiti Topic – Ditën e djeshme u raportua se stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti ishte arrestuar në Turqi, pasi iu gjend një sasi droge, njofton Teleshkronja Post.
Mirëpo avokati i stilistit i ka hedhur poshtë këto akuza në një prononcim për “Telegrafin“, ku ka sqaruar krejt këtë lajm të papritur që rrjedhi në media.
Avokati Besnik Berisha ka treguar se stilisti Valdrin Sahiti nuk ndodhet në Turqi, por në Dubai ku po vazhdon me biznesin e tij.
Më tej ai ka sqaruar se ka pasur vetëm një ngatërresë të vogël sa i përket një çante, të cilën Valdrin Sahiti e ka harruar në aeroportin e Stambollit.
“Nuk janë të vërteta lajmet që kanë qarkulluar për Valdrinin sot. Ndaj tij nuk është inicuar asnjë precedent penal dhe nuk është ndaluar nga autoritetet turke. Ai ndodhet në Dubai, ku po vazhdon aktivitetet e tij biznesore. Valdrini ka pasur një çantë dore të cilën e ka harruar në aeroport dhe gjatë udhëtimit të tij i ka rënë ndër mend dhe e ka kërkuar çantën që ta marrë mbrapsht. Sigurisht që stafi i aeroportit e kanë konfirmuar që çanta është e tij dhe ia kanë dërguar më pas mbrapa”, ka shtuar avokati i tij.
Ditë më parë media të ndryshme online raportuan se dizenjatori Valdrin Sahiti është arrestuar në Stamboll me akuzat për posedim të lëndëve narkotike.
Ndërkohë, sot u tha se kreatori ndodhet në paraburgim në Turqi, raportime të cilat i ka mohuar avokati i tij Besnik Berisha, njofton https://teleshkronjapost.com
Berisha tha se lajmet për paraburgim janë të rreme dhe si të tilla janë të obliguar që t’i denoncojnë.
Disa nga mediat më të ndjekura në Kosovë si: Gazeta Express, Paparaci, Gazeta Metro, Bota Sot dhe shumë media të tjera raportuan për këtë rast./ GPOSSIP