Kosovë-Shqipëri pa kufi, këtë fundjavë qindra qytetarë lëvizin pa kontrolle
Premtimet e kahmotëshme të politikanëve shqiptar. Këtë fundjavë qindra qytetarë të Kosovës që po hyjnë në territorin e Shqipërisë po lëvizin lirshëm pa kontrolle në pikat kufitare.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se aplikimi i këtij plani ka dhënë efekte të menjëhershme duke shtuar numrin e personave që zgjedhin të pushojnë në Shqipëri gjatë fundjavës.
Fundjava në pikën kufitare të Morinës në Kukës ka nisur me një fluks të lartë të qytetarëve të Kosovës dhe mjeteve që kanë hyrë në Shqipëri për pushime në bregdet.
Lëvizja pa kontrolle në kufi po zbatohet duke shmangur pritjet dhe radhët e gjata.
Kosova vazhdon ta mbajë gjallë turizmin shqiptar, ku mbi 50 % e turistëve që vizitojn bregdetin shqiptarë, janë nga Kosova./TeleshkronjaPost/