Lorenci nxorri lidhjen me Keisin, reagon Sabiani: “Këtë herë nuk do futem në shtëpi, por…”

Lorenci kishte treguar në dhomën e rrëfimit se ai dhe Keisi kanë qenë të lidhur. Ky fragment u transmetua mbrëmjen e djeshme në “Prime” duke shkaktuar jo pak debat. Keisi u prek që Lorenci kishte folur pa e pyetur fillimisht atë.

“Unë nuk e dija që Lorenci ka folur për atë që kemi pasur. Pyetja ime është Lorenci pse ka folur?”, tha ajo. Pas gjithë situatës së krijuar ka reaguar së fundmi i ati i saj, Sabiani.

Këngëtari ka bërë një status në rrjete sociale ku ka shkruar se Keisi duhet të dalë jashtë nga “Big Brother VIP” sepse “bespremat” (i drejtohet Lorencit) duan të marrin vëmendje prej saj.

“Princesha e babos, jashtë nga ajo shtëpi se bespremat duan të marrin vëmendje prej teje. Kësaj rradhe nuk do futem më aty, të pres jashtë të tërheq veshin. Gjithsesi, je gjëja më e shtrenjtë e babos”, ka shkruar Sabiani.

- Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/lorenci-nxorri-lidhjen-me-keisin-reagon-sabiani-kete-here-nuk-do-futem-ne-shtepi-por/