Luizi Ejlli: Femrat shqiptare duan meshkuj që u shkëlqen qafa me 4 gisht flori

Për Luizin, mashkulli ideal për femrat shqiptare është ai që ka shumë para, merret me drσgë dhe jeton jashtë Shqipërisë. Kështu u shpreh ai gjatë diskutimit të djeshëm në ‘Big Brother VIP Albania’, teksa banorët ishin duke folur për tema të ndryshme sociale.

Luizi nisi çështjen duke përmendur një rast të një personi që donte të shkonte në palestër por këtij të fundit, i bënë të ditur se nuk ka nevojë për palestrën por për bankomatin nëse do të tërheqë vajza.

Po ashtu, Luizi tha se vajzat sot, shkojnë me pushime në jug, me idenë se do kenë çdo gjë të paguar nga çunat e Londrës.

Ishim në tavolinë me shokë, erdhi një djalë dhe tha dua palestrën më të mirë se fillon plazhi. I thanë ja ku e ke përballë, ishte një bankomat.

Mashkulli sot për femrat është mashkulli me lekë, po të marr unë termus dhe një çadër në shpinë, ngul çadrën, ma gjej një vajzë që më ngul sytë. Të ha aty buke e djathë e domate, e të lyhem me një krem 200 leksh a po mi hedh kush sytë. Nëse mu nuk më shkëlqen qafa me 4 gisht flori, me derdh 4 shampanja, nuk bie dot në sy.

Niset burri i botës i zë shezllogjet, e para 100 euro, e dyta 200 euro pastaj janë 20, 30, 40. Për ça janë këto? Për të rënë në sy. Ky është ai për femrat.

Po ikin tre shoqe me pushime në jug me ndejt 20 ditë dhe secila prej tyre nuk ka më shumë se 200 euro në xhep, thonë shkojmë atje se nuk kemi nevojë me fut duart në xhep, se janë çunat nga Londra, që janë marrë me d rogë dhe thonë ikim se atje na pagujn me dreka, darka. Ça kanë me bo këta? Me u vesh sa ma holl, me dal sa ma lakuriq e me i bo sytë bukur.’/TeleshkronjaPost/

- Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/luizi-ejlli-femrat-shqiptare-duan-meshkuj-qe-u-shkelqen-qafa-me-4-gisht-flori/