Luizi i kërkon falje Oltës: “Mos më lëndo kështu. Unë kam nevojë për ty” [VIDEO]

Duke e parë Oltën të mërzitur, pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Luizi i është afruar. Të dy kanë folur në lidhje me debatin që patën gjatë spektaklit, ku këngëtari e akuzoi aktoren se përkujdesjen ndaj tij ajo e bëri për lojë.

Olta: Jam lënduar shumë nga fjalët që ke thënë ti mbrëmë edhe në prime edhe në dhomën e rrëfimit.

Luizi: Dëgjo unë nuk është se nuk e besoj se ti nuk je kujdesur sinqerisht për mua, por mënyra sesi e ktheve lojën duke u munduar të sulmosh Kiarën, kjo nuk më pëlqeu. Kur unë jam në atë gjendje nuk kam nevojë për asnjeri.

Olta: Po unë jam lënduar vërtet shumë. Nëse kjo do kishte ndodhur në fillim, nuk do isha mërzitur fare, por tani jam e ngarkuar dhe jam më vulnerabël. /TeleshkronjaPost.com/