Mediat serbe ‘TERBOHEN’ nga deklarata e familjes Kelmendi
Familja Kelmendi ka folur për mediat pas kualifikimit në finale, për faktin që arritën të korrin sukses në emër të Shqipërisë në “Eurovision”.
Momentalisht po zhvillohet finalja e madhe dhe familja Kelmendi ka gjasa reale për fitore me paraqitjen mbreslënëse në këtë festival, shkruan TeleshkronjaPost.
Por, si gjithmonë sukseset e shqiptarëve dhe deklaratat e tyre, nuk lihen pa u komentuar nga fqinjët e shqiptarëve. Ja çfarë deklaruan familja Kelmendi, fjalë që ngjallën reagim në Beograd:
“Ne jemi të një gjaku, të një kombësie, Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër dhe ne kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe”, tha Kelmendi.
Pikërisht kjo deklaratë ka tërbuar mediat serbe, që e kanë cilësuar në shkrimet e tyre si “Skandal të madh”.
“Skandali i shqiptares në Eurovizion: “Shqipëria e Kosova jemi si vëlla e motër, dhe nëna jonë është Shqipëria e Madhe”, është vetëm një nga titujt e mediave në Serbi në lidhje me deklaratën e familjes Kelmendi para gazetarëve.