MESAZHET e Luiz Ejllit me vajzën nga Kosova, Luizi reagon me tallje (VIDEO)
Këngëtari Luiz Ejlli ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, pasi në rrjetet sociale po qarkullonin disa mesazhe, ku thuhej se fituesi i Big Brother po “ngacmonte” një vajzë nga Kosova.
Një prej personazheve VIP më të dashur për publikun, Luiz Ejlli është rikthyer temë diskutimi në rrjet. Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa mesazhe që pretendohet se Luiz Ejlli i ka folur me një vajzë nga Kosova.
Në bisedë, Ejlli i kërkon takim vajzës madje dhe i dërgon një mesazh zanor për ta vërtetuar që në të vërtetë ishte ai. Megjithatë ende nuk dihet se si qëndron e vërteta, pasi nuk përjashtohet mundësia që këto mesazhe të jenë të “montuara”.
Në rrjetet sociale qarkulluan disa mesazhe, por edhe një mesazh zanor, ku Luizi pretendohet se fliste me një vajzë.
Mirëpo nuk kishe se si të mungonte dhe një reagim ironizues nga vetë Luizi. Ai ka postuar një video në Instagram, ku pyet nënën se çfarë kënge të bëj të radhës.
Nëna i kërkon një këngë për Krishtlindje me motër Vjolentën, ndërsa ky i fundit me ironi thotë se nëse i shkruan asaj për këngën më pas do të thonë se flet dhe me murgeshat. Shiko videon më poshtë: