“Mshele atë gojë, mos më shurdho”, – debat i ashpër mes Xuxit dhe Xhenetës (VIDEO)

Një debat i ashpër ka shpërthyer mbrëmë mes Xuxit dhe Xhenetës.

Teksa po qëndronin në oborr, modelja hodhi disa akuza drejt këngëtarit, duke pretenduar se ai i kishte sharë të gjithë banorët e tjerë dhe për këtë arsye ishte nominuar për eliminim.

Kjo e acaroi Xuxin, i cili reagoi me tone të ashpra dhe tensioni mes tyre u rrit.

Biseda mes tyre përfshiu këto momente:

Xheneta: Mos më provoko se po ta lë edhe për një ditë tjetër.

Xuxi: Mua?

Xheneta: Që nga dita e parë i ke sharë të gjithë këtu.

Xuxi: Unë i kam sharë?

Xheneta: Sa herë të kanë thirrur në dhomën e rrëfimit sepse ke folur keq për të gjithë këtu, edhe në dhomë të gjumit.

Xheneta: Je në moshë të babait tim, të paktën respekto.

Xuxi: Mbylle gojën, mos më ngatërro. Oj bukuroshe, gojën e paske më të madhe se vetja.

Xheneta: Po, shumë të madhe e kam, për të treguar vendin njerëzve.

Xuxi: Nale atë gojë të katunit. Ti qenke budallaqe. Kur t’i ndalin dritat, provoje të bësh zhurmë, ta tregoj unë. Kush je ti? Askush s’të njeh.

Xheneta: Dikush më ka njohur, prandaj jam këtu.