Nga shoqe në “armike” në Big Brother Vip, Kiara dhe Efi përballen për herë të parë

Gjatë qëndrimit në ‘Big Brother VIP Albania’ Luizi, Kiara dhe Efi krijuan raporte shumë të mira duke i argëtuar edhe një pjesë të publikut me momentet e tyre.

Por gjatë rrugës kjo marrëdhënie nuk shkoi siç duhet kur filluan kritikat me njëri tjetrin, Luizi – Kiara dhe Efi, transmeton TeleshkronjaPost.

Pasi përfundoj edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania, ata nuk komunikuan dhe nuk e vazhduan shoqërinë që kishin krijuar mes tyre dhe përplaseshin në distancë.

Që nga ky reality show ata nuk u panë bashkë pasi i ndanë edhe rrugët. Pas shumë kohësh vajzat bëhen bashkë ku Kiara moderon ‘Portokallin’ e ftuar speciale është edhe Efi Dhedhes.

Se cili do jetë reagimi i tyre përball njëra tjetrës, pritet të shohim në episodin e radhës qe do të transmetohet së shpejti.