Prezantohet armatimi i zënë në Manastirin e Banjskës të grupit terrorist (PAMJE)
Sot, në orën 14:00 do të bëhet prezantimi i armatimit që është sekuestruar dje në Manastirin e Banjskës.
Prezantimi i armatimit do të bëhet në Kampin “Enver Zymber” në jug të Mitrovicë. Kështu ka bërë të ditur për teve1.info zëvendësdrejtori rajonal për veriun e Kosovës, Veton Elshani.
“Ne ora 14:00 do te behet prezantimi i armatimit dhe gjithçka tjetër qe u sekuestrua dje ne Manastirin e Banjskës. Prezantimi do të behet në Kampin “Enver Zymberi”, në jug të Mitrovicës.
Dje, në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjkës të Zveçanit është sulmuar Policia e Kosovës, ku një polic është vrarë, një është plagosur si dhe një tjetër është lënduar.
Ndërsa, tre sulmues të grupit të armatosur që vranë policin e Kosovës u vranë, 2 nga ta u arrestuan dhe disa persona u ndaluan nga Policia e Kosovës, ku u sekuestruan edhe armë e pajisje të tjera ushtarake.
Polici Afrim Bunjaku u vra në orët e para të mëngjesit në rrugën Zveçan – Leposaviq nga një grup i armatosur e të uniformuar që kishin ardhë nga Serbia
Pas reagimit të Policisë, ky grup i armatosur ishte ngujuar në Manastirin e këtij fshati ku nga aty sulmonte edhe Policinë e Kosovës.
Përleshja e Policisë së Kosovës me grupin e armatosur zgjati gjatë tërë ditës së diel, ku më pas policia arriti të marr nën kontrollon Manastrin, ku ishin ngujuar grupi i armatosur dhe Policia konfiskoi edhe disa armë e pajisje ushtarake të këtij grupi.
Pamje nga prezantimi i cili fillon rreth orës 14:00.