Rrëfimi rrënqethës i Oltës: Para se të hyja në Big Brother humba një fëmijë [VDIEO]
Artistja e famshme shqiptare, Olta Gixhari mbrëmë ka bërë një rrëfim në “Big Brother Vip Albania”, ku ka pranuar se para se të hynte në spektakël kishte humbur një fëmijë.
Banorët kanë bërë një lojë me pyetje-përgjigje dhe ishte Luizi ai që tregoi se nëna e tij ka humbur një djalë, duke u shprehur se do kishte një vëlla më të vogël.
Olta gjatë një loje me pyetje-përgjigje tha se ishte 4 javëshe shtatëzënë, por krejt papritur e humbi.
“Para se të hyja në BBVA tentova të bëja një fëmijë tjetër dhe ngela shtatzënë. Por, e humba. Isha shumë e vogël 4-javëshe. Por faktikisht asnjë nuk e di. Dori (partneri) e di kështu “ose…ose”. Se unë i kaloj gjërat me sportivitet. Nuk e di sa e fortë jam. Unë jam supersticioze. Nëse nuk do e kisha humbur sigurisht nuk do isha futur në BBVA. Ditët e para që isha në dilemë nëse po e humbja apo ishte diçka normale që po ndodhte, po mendoja”
“Nëse e kam humbur fëmijën do hy në BBVA”, -rrëfeu Olta. Kujtojmë se Olta dhe partneri i saj janë prindër të një djali 2-vjeçar, Amar./TeleshkronjaPost/