Suriprizë e bukur për Hashim Thaçin në Hagë
Ish përfaqësuesja e Kosovës në SHBA dhe OKB, tani nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme e ka vizituar ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin në Hagë.
“Sot bashkë me Bekimin, Artanin e Arlindën e vizituam Presidentin Thaçi. Shkurt takuam edhe Kadriun dhe Rexhën. Si gjithmonë, i gjetëm me disponim të mirë. Plotë besim në drejtësi,”- ka shkruar Çitaku.
Ajo ka shkruar se pret që procesi gjyqësor i cili pritet të fillojë së shpejti, të jetë i drejtë dhe se e vërteta të vihet në pah.
“Procesi gjygjësor pritet të fillojë së shpejti. Besojmë që e vërteta dhe drejtësia do të ngadhnjejë përpallë shpifjeve dhe inskenimeve,”- shkruan ajo.
Postimi i plotë i Vlora Çitakut:
Sot bashkë me Bekimin, Artanin e Arlindën e vizituam Presidentin Thaçi. Shkurt takuam edhe Kadriun dhe Rexhën.
Si gjithmonë, i gjetëm me disponim të mirë. Plotë besim në drejtësi.
Beteja të cilën baca Jakup, Thaci, Veseli e Selimi e kanë para vetës është betejë për të kaluarën dhe të ardhmen tonë si komb.
Por nuk ka dilemë se maskat do të bien, dhe luftëtarët tanë do të kthehen fitimtarë.
Vetëm njerëzit e jashtëzakonshëm ballafaqohen me sfida të jashtëzakonshme.
Procesi gjygjësor pritet të fillojë së shpejti. Besojmë që e vërteta dhe drejtësia do të ngadhnjejë përpallë shpifjeve dhe inskenimeve.