Të gjithë banorët shkojnë te Atilla për t’i kërkuar llogari, BBVK “bllokon” pamjet ndërsa jashtë dëgjohen bërtima
Ish-burri i Drenusha Latifit, Atilla Kartesh, është bashkuar mbrëmë me banorët e Big Brother VIP Kosova, ku tashmë qëndron edhe ish-bashkëshortja e tij, Drenusha.
Drenusha ka folur hapur për dhunën që ka përjetuar, duke shpërndarë publikisht shqetësimet e saj dhe duke marrë një urdhër mbrojtjeje për të garantuar sigurinë e saj dhe të fëmijëve.
Ndërsa sot banorët janë organizuar që të shkojnë pranë Atillës duke i kërkuar llogari për hyrjen e tij.
Banorët kishin thur një plan për t’i thënë “çka je tu lyp këtu kur je i akuzum për dhunë”.
Por, që BBVK i bllokoi pamjet në të kanalet, ndërkaq nga jashtë dëgjoheshim bërtima.
Ndryshe, Koordinatorja Kombëtare dhe e Grupit Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore i ka kërkuar mediumit Klan Kosova që ta largojë Atilla Kardesh nga reality shou “Big Brother”.