Tik Tok drejt mbylljes në Shqipëri
Mirgit Vata, Kryetar i Urdhrit të Punonjësve Socialë në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora tha se “Tik-Tok qoftë dhe përkohësisht duhet të mbyllet”.
Sipas tij “do të konkretizohet shumë shpejt si kërkesë jo vetëm për AMA-n por dhe për AKEP-in”.
Mirgit Vata: Po nis si mendim. Besoj që do të konkretizohet shumë shpejt si kërkesë jo vetëm për AMA-n por dhe për AKEP-in që është agjencia që merret me komunikimet elektronike e postare. Është një situatë e tillë emergjence ku duhen masa drastike ndonjëherë. Gjithsecili prej nesh që kemi punuar me çështje të adoleshentëve dhe kemi marrë në shqyrtim dhe çështje të internetit nuk është se jemi kundër internetit. Ne jemi pro përdorimit të internetit në mënyrë të sigurtë. Që kur ka filluar të përdoret në fillim TikTok unë kam vënë re disa problematika që ishin raste problematike që duhet të merreshin masa. I mëshoj idesë që Tik Tok qoftë dhe përkohësisht duhet të mbyllet.
Kujtojmë që pak ditë më parë Vata tha se TikTok është i dëmshëm, sidomos për adoleshentët, pasi sipas tij, në këtë aplikacion promovohet gjuha e dhunës dhe urrejtjes.
Vata u shpreh për shkak të këtij aplikacioni në Shqipëri janë kryer dy vetraje./TeleshkronjaPost/