Vrasja në objektin TopChannel, reperi: Policia erdhi në shtëpinë time (PAMJE)

Reperi Kleviol Ahmeti i njohur kryesisht në rrjete sociale si “Cllevio Serbiano” përmes një videoje në Tik Tok ka deklaruar se policia ka zbarkuar në shtëpinë e tij pas sulmit me armë ndaj ambienteve të Top Channel ku mbeti i vrarë roja i sigurisë.

Policia nuk ka sjellë ende asnjë njoftim zyrtar mbi ngjarjen e ndodhur gjatë natës. Sa i përket deklaratës së personazhit të rrjeteve sociale Cllevio ende nuk është konfirmuar vërtetësia e saj.

Në videon që ka bërë Cllevio mohon të jetë i përfshirë ndërsa nuk u ka kursyer ofendimet ndaj Top Channel. Për shkak të gjuhës jo etike që përmban videoja ajo nuk është publikuar në faqen tonë.

Shikoni një foto pamje sekuencë nga video e Cllevios në TikTok, transmeton TeleshkronjaPost.com

- Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/vrasja-ne-objektin-topchannel-reperi-policia-erdhi-ne-shtepine-time-pamje/