Ndërron jetë 22 vjeçarja afrikane që u hodh nga pallati në Tiranë
Ka ndërruar jetë 22-vjeçaria keniane, Joy Ayoko, e cila u dh.unua në Tiranë disa muaj më parë, transmeton TeleshkronjaPost.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije për “news24”, nëna e saj Ruth Abongo, e cila ka thënë se 22-vjeçarja ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin “Kenniata” në Kenia.
Kujtojmë që 22-vjeçarja që prej gushtit të 2022 ishte në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën. Në 25 janar, Departamenti i Shtetit për Çështjet e Diasporës, njoftoi se 22-vjeçarja do të dërgohej në vendlinde ku do të kurohej pranë të afërmve të saj. Gjendja shëndetësore është përkeqësuar dhe sot ka mbyllur sytë përgjithmonë.
Ngjarja e rëndë u shënua më 13 gusht, ku 22-vjeçarja keniane Joy, është dhu.nuar dhe hedhur nga kati i dytë i banesës ku jetonte me qira në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë.
E reja punonte në një kazino në Tiranë dhe jetonte në Shqipëri prej janarit të 2022, por një natë ajo u gjet e hedhur pas pallatit ku banonte, e dhunuar brutalisht me kockat e ijeve dhe tre brinjë të thyera si dhe me tra uma në tru.
Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ngjarja e rëndë ende nuk është zbardhur se kush janë autorët që dhu.nuan 22-vjeçaren./TeleshkronjaPostNews/