Banori i ri, Qetsori nuk humbet kohë, nis sulmin e parë kundër Luizit

Banori i ri, Qetsori, ish-fituesi i Big Brother 2, nuk ka humbur, Ai është përfshirë në debat që në orët e para. Dhe shënjestra duket se është Luizi, por duke kaluar fillimisht nga Kiara.

Pas përfundimit të spektaklit, teksa qëndronin në oborr, Kiara u përfshi në një diskutim me Oltën në lidhje me sulmet e saj për lidhjen e Kristit dhe Keisit, të cilat sipas moderatores mund të kenë ndikuar edhe në perceptimin që Sabiani ka krijuar për çiftin duke i parë ata nga jashtë. Në këtë moment, Qetsori ndërhyri në bisedën mes tyre.

Fragmente nga biseda mes tyre:

Qetsori: A mund t’ju përfshij juve në një bisedë

Kiara: Çfarë lidhje kishe ti këtu, po flisja me Oltën

Qetsori: Ka lidhje si nuk ka, do jetojmë në një shtëpi

Kiara: Ti nuk ke qenë fare sot këtu

Qetsori: Në një moment nëse të përfshij këtu, a bëj gabim

Luizi: Kur të vij radha na përfshij, jepi mos e çaj kryt

Qetsori: Nuk ka nevojë me ça kryt

Kiara: Mos e vrit mendjen tha, nuk tha mos çaj kryt

Luizi: E kupton ti kur duhet me ndërhy, dhe kur nuk duhet. /TeleshkronjaPost/