Besnik Bislimi: Pritjes po i vjen fundi, qytetarët lëvizin pa viza nga 1 janari 2024

Vizat, vizat, vizat, vizat….

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i është gëzuar lajmit që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sipas tij, procedurat e mbetura janë miratimi nga Parlamenti Evropian, nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së, shkruan TeleshkronjaPost.

“Një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Me votimin unanim dhe miratimin e sotëm të Këshillit të Ministrave të BE-së, për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkojmë drejt fazave të fundit dhe përfundimit të procesit”.

“Procedurat e mbetura janë miratimi nga Parlamenti Evropian, nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së. Presim që këto hapa të përfundojnë zyrtarisht brenda pjesës së parë të këtij viti. Pritja e gjatë po shkon hap pas hapi drejt fundit, ku qytetarët do mund të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024”.

- Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/besnik-bislimi-pritjes-po-i-vjen-fundi-qytetaret-levizin-pa-viza-nga-1-janari-2024/