“Bleje një shtëpi për të futur kokën” || Gerta Gixhari i kundërpërgjigjet Luizit

“Do i jap një përgjigje që ajo do të jetë e detyruar o të ndërrojë profesion ose shtet”.

Kështu tha Luizi për motrën e Olta Gixharit pasi pa që ajo kishte thënë se marrëdhënia mes tij dhe Kiarës nuk do të funksiononte jashtë, njofton TeleshkronjaPost.

Në lidhje me deklaratën e këngëtarit, Gerta foli sot në “E Diell”. Ajo tha se kërcënimet e Luizit nuk kanë asnjë vlerë dhe se nuk është trembur as nga burra më të fortë e më të pushtetshëm se ai.

“Kërcënimet janë pjesë e lojës së tij. Ai është natyrë që vetëm kërcënon dhe intimidon banorët që janë aty. E kemi parë tashmë se kërcënimet e tij nuk kanë asnjë lloj vlere. Unë nuk jam trembur me burra më të fortë e më të pushtetshëm jo nga Luizi që Luizi e para punës të blejë një shtëpi një herë të fusi kokën e të zërë e gruan. Doja të sqaroja deklaratën time që kam dhënë sa i takon lidhjes Luiz-Kiara. Unë kam shprehur që kjo marrëdhënie mund të ketë vështirësi nga ana e Kiarës, jashtë. Ajo ka në plan të parë karrierën, por kjo nuk do të thotë që Luizi duhet të kundëvrihet me kërcënime. Nuk ka pse të kalojmë në kërcënime”, u shpreh Gerta.

- Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/bleje-nje-shtepi-per-te-futur-koken-gerta-gixhari-i-kunderpergjigjet-luizit/