Ndërron jetë nëna e tre ish-ushtarëve të UÇK-së nga Llapushniku i Drenasit
Në moshën 83 vjeçare ka ndërruar jetë nëna Shukrije (Fana) GASHI nga Llapushniku, komuna e Drenasit, njofton TeleshkronjaPost.
Dada Shukrije ashtu siç e thërrisnin bashkëfshatarët ishte një Nënë malësore, e guximshme, mikpritëse, e dashur dhe më shumë sfida në jetë. Ajo ishte imazhi me i mirë i një njeriu të mençur, të dashur e punëtore, prandaj do ta kujtojmë më kujtimet me të mira.
Duke qenë një grua malësorë ajo diti ti edukoj 7 djemtë dhe 2 vajzat e saj dhe ti frymëzoj në dashurinë për atdheut. Ajo rriti një familje çlirimtarësh pasi djemtë e saj u rreshtuan përkrah krenarisë kombëtare të quajtur UÇK. Ishte Nëna e mësuesit Mujë Gashi.
I përjetshëm kujtimi për dadën Shukrije.
Varrimi bëhet neser (E Marte) në ora 16.00 tek “Vorret e Mëdhaja” në rrugën Milazim Gashi.