E thotë Kiara për Luizin: “U lodha nga përkëdheljet e tepruara”

Gjatë një bisede me Dean në oborr, Kiara është shprehur se nuk i duron dot më ankesat e Luizit duke i quajtur përkëdhelje të tepruara.

Banorja u shpreh se nuk i duket normale që Luizi thotë se nuk ndihet mirë e nga ana tjetër u çua për të luajtur, njofton TeleshkronjaPost.

Kiara: Më beso e di sa më lodhin këto përkëdheljet e tepruara. Nuk jam natyrë e tillë. Unë të vij të them do ilaç do diçka për të të ndihmuar, por 1 herë në 2 ditë është ky muhabet moj Dea, vdiqa. I shkova tani, rrinte shtrirë aty, më dhemb koka tha, çohet më hypën mbi top atje sikur s’ka ndodh asgjë. Epo duhet t’i jap forca vetes tha. Pse s’i dhe forca dje vetes ai që ishte në sfidë.

/TeleshkronjaPost.com/