Luizi Ejlli: “Kam frikë se publiku do të më shohë vetëm”

Nominimi i Kiaras “kokë më kokë” me Oltën në nominim, e ka trembur shumë Luizin, shkruan Teleshkronja Post.

Ky i fundit po përgatit veten për daljen e Kiarës, ndonëse herë pas here përsërit shprehjen që “Kiara nuk del nga shtëpia”.

Teksa po bisedonte sot në mëngjes me Elvisin, Luizi tha se ka frikë se publiku e do atë vetëm në shtëpi dhe jo me Kiarën.

Ai shtoi se njerëzit duan të shikojnë spektakël dhe debate, elemente të cilat i ofron Olta. Elvisi i tha Luizit se Olta është vajzë shumë inteligjente, por loja e saj nuk i pëlqen.

Këtë gjë në fakt, ai e ka shprehur disa herë, duke thënë se Olta aktron shumë dhe e ka marrë shumë seriozisht lojën.

Shikojeni videon për ta kuptuar më mirë se për çka bëhet fjalë. /TeleshkronjaPost.com/