Efi dhe Dea Mishel në prapaskena: Po s’ta sula, po nuk e derdhe kokrrën e lotit kaq
Efi dhe Dea kanë pasur një raport të tensionuar që nga rikthimi i Efit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2.
Në rrjete sociale janë publikuar së fundmi disa skena të patransmetuara, ku Efi kërcënon Dea Mishel.
Në momentin që po jepej publicitet gjatë spektaklit të së martës, Efi i është kthyer në një gjuhë mjaft të ashpër Deas, njofton Teleshkronja Post.
Pjesë nga debate në kohën e publicitetit nga Efi dhe Dea Mishel:
Efi: O Dea, o yll, unë do dal nga këtu brenda, por po nuk ta sula e po nuk e derdhe kokrrën e lotit kaq… Kur më bën kështu si gocë intelektuale vdes fare.
Dea: Ça do më sulesh moj?
Luizi: Luizin.
Efi: Mos i jep gojës o Dea
Kiara: Ah moj Dea sa për të qeshur je
Efi: Ta tregoj unë sa të dal jashtë
Problemi mes dy gocave Efi dhe Dea Mishel, daton qysh nga koha kur Dea Mishel me kutinë e pandorës nominoj Efin, Kiaran dhe Luizin.
Ky nominim rezultoj me eleminimin e Efit nga gara. Ndërsa Efi me tu rikthyer u fokusua tej mase që ta largoj Dea Mishelin nga shtëpia e Big Brother VIP.
Që nga largimi i Olta Gixharit nga shtëpia e Big Brother me vet dëshirë, Dea e ka marrë primatin si ‘zëvendësuese’ e Oltës dhe banorët e kanë spikatur.
Mbetët të shihet se si do ta vazhdojë lojen Dea Mishel, gjithashtu edhe Efi. /TeleshkronjaPost.com/