Zjarr në banesën në Fushë Kosovë tek shkolla Mihal Grameno, 4 persona të lënduar, dy nga ta polic
Katër persona, dy nga ta zyrtarë policor janë lënduar pasi një banesë në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri,transmeton TeleshkronjaPost.
Rasti për është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se një objekt (banesë) në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë, është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policor). Zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo për Express.
Pamje të siguruara nga TeleshkronjaPost.com nga vendi i ngjarjes: