Edi Rama bën premtimin e madh për Kosovën
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë sot se tarifat doganore të Shqipërisë me Kosovën do të hiqen – duke filluar me ato bujqësore, ka thënë kryeministri shqiptar, Edi Rama, të dielën.
Këtë premtim e ka dhënë gjatë vizitës të cilën e kishte në fabrikën e miellit M&Sillosi.
Ai ka kërkuar që edhe Qeveria e Kosovës ta bëjë një hap të tillë, transmeton Teleshkronja Post.
”Ne kemi bërë një plan që do t’i heqim krejt tarifat doganore me Kosovën, do t’i heqim plotësisht. Dëshirën e kemi që që të bëhet bilaterale me Qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë, ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar. Kështu ne do t’i heqim tarifat për gjithë çfarëdo vijë nga Kosova, përjashto atë të skanimit se ajo është e trashëguar dhe s’lëviz por në gjithë pjesën tjetër më nuk do të ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri”, ka thënë Rama.
Nesër me 20 qershor do të mbahet në Prishtinë, mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë./TeleshkronjaPost/