“Luiz Ejlli në formacionin më të mirë”
Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa nuk mungoi humori.
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Altin Lala bëri një batutë në lidhje me personazhin e momentit në Shqipëri, pasi lexoi 11 futbollistët më të mirë të vitit që lamë pas.
“Meqë paska vende bosh mund të fusim edhe Luizin e Big Brother”, u shpreh Lala duke buzëqeshur, transmeton Teleshkronja Post.
Për herë të parë, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi sonte ceremoninë e më të mirëve të vitit 2022 në një mbrëmje gala të organizuar në një ceremoni gala të zhvilluar në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Trajneri më i mirë u shpall Orges Shehi, trajneri i kampionëve në fuqi të Tiranës. Ndërkohë që golashënuesit për vajza Megi Doçi e Vllaznisë dhe Saliou Guindo i Laçit.
Topi i artë i mbrëmjes u shpall Redon Xhixha ish-lojtari i Tiranës i cili në pamundësi për të qenë prezent pas transfertës në Azerbajxhan iu dorëzuar kapitenit Ismaigeci./Burimi i artikullit: TopChannel/