Agim Bahtiri & Halil Matoshi sa nuk përplasen fizikisht në debat
Agim Bahtiri & Halil Matoshi – Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mes të analistit Halil Matoshi dhe ish-kryetarit të Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri.
Debatimi në Kanal 10 për situatën aktuale politike, ku përfshihen edhe kërkesat amerikane ndaj Qeverisë Kurti, gati sa nuk përplasi dy figura publike si Agim Bahtiri & Halil Matoshi Bahtiri.
Fillimisht ishte Agim Bahtiri i cili e ndezi debatin duke e pyetur ish-deputetin Matoshi “Po më intereson çfarë gjaku ke”, i tha Bahtiri.
“Çfarë të intereson ty”, iu përgjgij Halil Matoshi.
Më pas ish-kryetari i Mitrovicës, Bahtiri, e përsëriti pyetjen e tij, me çka e irritoi analistin Matoshi, transmeton TeleshkronjaPost.
“Mshele atë q”nef”, tha Matoshi, në të njëjtën mënyrë ia ktheu Bahtiri.
Aty ndërhyri gazetari dhe drejtuesi i emisionit, Kushtrim Sadiku, i cili nuk e la të agravojë më shumë situata. Shikojeni videon e plotë të momentit të përplasjes: