Banorët shkatërrojnë shtëpinë e Big Brother VIP dhe shpërdorojnë ushqimin: E turpshme [VIDEO]
Tre banorët e rinj, Gerti, Lorenci dhe Jori kanë bërë një plan duke shkatërruar shtëpinë gjatë natës.
Ata kanë kthyer përmbys divanet, kanë hedhur ushqim në dysheme e madje kanë prekur sendet personale të banorëve të tjerë, si për shembull Deas, të cilës i kanë hedhur vezë në valixhe.
Komentuesit i kanë quajtur “të turpshme” këto veprime e sidomos shpërdorimin e ushqimit.
Për më tepër pamje të tilla s’janë aspak shembull në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Komentet kritikuese janë të shumta në faqen zyrtare të Big Brother ku edhe janë publikuar pamjet.
I pari që u ngrit nga gjumi dhe pa rrëmujën ishte Luizi. Ai gjithashtu hodhi ketchup në tavolinën e ngrënies duke e vazhduar rrëmujën.
Luizi gjithashtu hodhi atletet e Kristit në pishinë ndërsa Elvisi fshehu tosterin e bukës në dhé.
Olta ishte një tjetër banore, e cila pa rrëmujën dhe akuzoi Luizin. /TeleshkronjaPost.com/