Izrael| Avioni luftarak godet me raketa një kullë, gazetarja shpërthen në lot LIVE (VIDEO)

Situatë dramatike është ajo të cilën po përjeton Gaza orët e fundit, teksa 200 izraelitë dhe 232 palestinezë kanë humbur jetën gjatë përplasjeve në konflikt, që kur militantët e Hamasit nisën një sulm të befasishëm në Tel Aviv, Ashkelon, Yavne dhe Kfar Aviv mëngjesin e të shtunës.

Në terren krahas ekipeve të mjekësore, një rol jetik në përcjelljen e informacionit dhe dhënien zë si popullatës civile edhe palëve në konflikt, me qëllim krijimin e një panorame të plotë të konfliktit, janë gazetarët e luftës.

Momentet e mëposhtme përcjellin me zë dhe figurë se çdo të thotë të raportosh në kushte ekstremisht të vështira, transmeton TeleshkronjaPost.

Pavarësisht guximit për të ndjekur nga afër luftimet në Gaza, një gazetare e Al Jazeeras ka lejuar njerëzoren ta pushtojë emocionalisht, kur teksa po raportonte drejtpërdrejtë mbi zhvillimet e fundit, avionët luftarakë izraelitë kanë goditur me raketa Kullën e Palestinës në një zonë në qendër të Gazas, shumë pranë nga vendi ku ajo po raportonte.

Youmna El-Qunsol nuk i ka përmbajtur dot lotët gjatë raportimit live, ndërsa frikësohej për jetën.

Shikoni videon e publikuar nga media e Al Jazeera English: