Luizi i këndonte këngët e Getoar Selimit, reagon ky i fundit (VIDEO)
Edhe MMV ose ndryshe i njohur si Getoar Selimi ka reaguar kur e ka parë se si Luizi ja ka kënduar disa nga hitet e famshme të tij në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP.
Shkodrani Luiz Ejlli, ish-përfaqësuesi i Shqipërisë në vitin 2006 në Eurovision, ka kënduar disa këngë të Getoar Selimit në shtëpinë e famshme “BBVA”.
Pas disa ditëve, reperi ka vendosur të reagoi përmes videove në “Instastory” duke shprehur konsideratë për 37 vjeçarin, shkruan Teleshkronja Post.
Ai e quajti Luizin “BABA”, nickname që kohë më parë shoqëria dhe bota e showbizit e quanin vet Getoarin, duke treguar kështu që e përkrah publikisht për fitoren e madhe.
Shikoni videot e më poshtme për të kuptuar më mirë se në lidhe me çka bëhet fjalë saktësisht dhe për cilat video ka reaguar reperi Getoar Selimi në Instastory :