Me shaka Luizi kërkon hapësirën e tij, si dikur Kiara: “Zonja dhe zotërinj erdhi momenti”

Para se të eliminohej nga “Big Brother VIP” Kiara shpeshherë i kërkonte hapësirë Luizit por, tani ajo qëndron gjatë gjithë kohës me të.

Ky ndryshim me sa duket erdhi pasi Kiara e pa nga jashtë se si duket dhe komentohet nga masa e gjerë e publikut, ku e kritikon për qëndrimin e ftohtë nga moderatorja 27-vjeçare.

Madje në një moment vet Luizi pati thënë se ndoshta publiku do ta shoh vetëm brenda shtëpisë më të famshme të Shqipëri.

Së fundmi duket se edhe Luizi po kërkon hapësirën e tij. Këtë e ka thënë gjatë një bisede me banorët e tjerë, ku ishte e pranishme edhe Kiara, përcjellë Teleshkronja Post.

“Po të isha veshur e po të isha mbajtur mirë qysh në fillim, më kishte pranuar Kiara që në fillim. Me ja vështirësuar, me ja bërë të pamundur. Dhe tani zonja e zotërinj vjen momenti i hapësirës. Tani edhe unë kam nevojë për hapësirë”, tha Luizi.

Me siguri e kishte në sensin e shakasë nga superylli shkodran, i cili edhe më tutje vazhdon të jetë kryefjala e Big Brother Albania këtë edicion./ teleshkronjapost.com